ÇËSHTJET PUBLIKE


Instituti Shqiptar për Çështje Publike – AIPA , synon të avancojë çështjet publike dhe proceset demokratizuese të vendit, të ndikojë në përmirësimin e mënyrave të politikë-bërjes dhe vendimmarrjes në nivel qendror dhe vendor, të promovojë vlerat dhe praktikat demokratike, si dhe të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve për të rritur ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen e publikut në të gjitha veprimtaritë sociale me interes publik. AIPA është një qendër edukimi dhe kërkimi shkencor për çështjet publike që kanë të bëjnë me demokratizimin, qeverisjen e mirë, dhe zhvillimin ekonomik dhe social në kuadër të proceseve të integrimit euro-atlantik të vendit. AIPA bashkëpunon me partnerë dhe institucione homologe ndërkombëtare të kërkimit dhe zhvillimit.

Programet: Erasmus+ Jean Monnet, Komisioni Evropian; University Twinning & Networking – UNITWIN, UNESCO - Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara

Katedra Zhan Mone është një çmim prestigjioz ndërkombëtar i cili synon të promovojë ekselencën në mësimdhënie dhe në kërkimin shkencor në fushën e studimeve Evropiane. Katedra Zhan Mone për zgjerimin e BE-së dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor (BP) synon të ri-vitalizojë dhe nxisë kërkimin shkencor dhe debatin politik rreth procesit të zgjerimit të BE-së. Katedra ndërthur aspektet politike, juridike dhe ekonomike të zgjerimit të BE-së duke përfshirë një numër sa më të madh aktorësh nga bota akademike, politike dhe shoqëria civile.

katedra1 katedra2

Programi i Katedrës UNITWIN synon të avancojë përpara kërkimin, trajnimin dhe zhvillimin e programeve në të gjitha fushat e kompetencave të UNESCO-s. Katedra UNESCO për multikulturalizmin, dialogun ndërkulturor dhe të drejtat e njeriut në Ballkan, synon të promovojë një sistem të integruar të hulumtimit, trajnimit, informimit dhe dokumentimit mbi multikulturalizmin, dialogun ndërkulturor dhe të drejtat e njeriut. Katedra lehtëson bashkëpunimin ndërmjet personelit mësimdhënës dhe hulumtuesve të nivelit të lartë të njohur ndërkombëtarisht.

katedra3

Projekti Shkolla si Qendër Komunitare: Drejt një Ekosistemi të Edukimit për Zhvillimin e Qëndrueshëm

katedra4

Partnerët:  Ambasada Amerikane; Ambasada e Holandës; Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë - OSBE; Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë

katedra5 katedra6 katedra7 katedra8 katedra9