PROJEKTE


Projekti:     Platforma ARIO

Platforma ARIO është një Platformë e komunikimit të hapur, interaktive, informuese dhe konsultuese mes të rinjve, studentëve dhe Stafit Akademik të UniBa, nga njëra anë, dhe Ambasadorëve dhe Përfaqësuesëve të Organizatave Ndërkombëtare të pranishme në Shqipëri, nga ana tjetër. ARIO ka si qëllim që përmes diskutimeve dhe dialogut të drejtpërdrejtë dhe të hapur të ndërtojë një dialogu të strukturuar mes të rinjve dhe Ambasadorëve dhe Organizatave Ndërkombëtare në vend; të krijojë një kuptueshmëri më të mirë të pritshmërive të të rinjve shqiptarë në lidhje me perspektivën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian; të krijojë një kuptueshmëri më të mirë të çështjeve të ndryshme që ndonjëherë shoqëria jonë duhet t’i adresojë dhe trajtojë në një qasje të strukturuar; të rrisë ndërgjegjësimin e studentëve tanë për të njohur dhe kuptuar diversitetin kulturor dhe ekonomik që ekziston sot në një botë të globalizuar, madje edhe përtej Bashkimit Europian; si dhe të rrisë të kuptuarit e Komunitetit Ndërkombëtar që jeton dhe punon në Shqipëri mbi nevojat dhe aspiratat e Rinisë Shqiptare përmes diskutimeve, konsultimeve dhe dialogut të drejtpërdrejtë me ta.
Për më shumë klikoni:
- Lançohet me sukses Platforma ARIO
- Platforma ARIO
- Takim në kuadër të Platformës ARIO
Data : Projekte në zhvillim



Projekti:     Forumi “Students Talk”.

Forumi Studentët Flasin, përveç të qënit një forum me karakter social, ka si qëllim gjithashtu të kthehet në një medium ku padiskutim procesi i të folurit, diskutuarit, konsultuarit si dhe angazhimi i studentëve në një dialog të qëndrueshëm me përfaqësues të institucioneve publike në nivel lokal dhe qëndror do të jenë fokusi kryesor. Gjithashtu, në qendër të zbatimit të platformës do të jetë dhe bashkëbisedimi dhe ndarja e njohurive, eksperiencave, praktikave më të mira me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe jo vetëm si dhe me të rinj dhe të reja të suksesshëm në profesionet e tyre, të cilët do të mund të frymëzojnë studentët me anë të rrëfimit të rrugëtimit të tyre drejt suksesit. Forumi Studentët Flasin synon të arrijë objektivat, si vijon:

  • Të angazhojë studentët në një dialog të qëndrueshëm dhe të struktuar me institucionet e pushtetit qëndror dhe lokal, me qëllim gjetjen e alternativave dhe zgjidhjeve praktike që përmisojnë adresimin e problematikave që lidhen me sistemin arsimor në kompleksitetin e tij si dhe sfidat e punësimit të të rinjve.
  • Të krijojë një grup avokues lidhur me problemet, sfidat dhe vështirësitë që studentet hasin në sistemin arsimor.
  • Të ofrojë mundësinë studentëve të bashkëbisedojnë dhe diskutojnë me përfaqësues të organizatave rinore dhe jo vetëm në vend mbi çështje të ndryshme rinore si dhe mbi mundësitë e internship-eve apo mundësive të punësimit që këto të fundit ofrojnë.
  • Të informojë studentët lidhur me strukturat rinore që operojnë në nivel qendror dhe lokal në vend. Të fuqizojë vetë studentët përmes trajnimeve dhe workshop-eve mbi tematika të ndryshme.

Për më shumë klikoni:
- Concept Student Talk

Data : Projekte në zhvillim



Projekti:     “Youth Mobile Academy – Edukimi i të rinjve si agjentë ndryshimi për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri”

“Youth Mobile Academy – Edukimi i të rinjve si agjentë ndryshimi për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri” është një projekt i financuar nga World Vision Albania me fonde të Bashkimit Evropian dhe ka për qëllim të mbështesë përfshirjen aktive të stakeholders të rinj - të rinjtë nga OJQ-të e përfshira në çështjet e të drejtave të njeriut, studentë universitetit, punonjësit e rinj të administratës, mësuesit e shkollave, nxënësit - në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në të gjithë vendin dhe të forcojë dialogun dhe avokimin mbi të drejtat e njeriut në komunitetet lokale si një faktor i rëndësishëm për fuqizimin e të rinjve dhe të ardhmes së qyteteve në fusha të ndryshme të jetës së përditshme nëpërmjet promovimit të respektit reciprok, tolerancës dhe mirëkuptimit.

Data : Kohëzgjatja e projektit është 10 muaj: mars2019 – dhjetor 2019.



Projekti:     “Mbështetja e mësuesve të ardhshëm në përdorimin e TIK në edukimin e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore” (SPECIAL – DAP Australia)

“Mbështetja e mësuesve të ardhshëm në përdorimin e TIK në edukimin e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore” (SPECIAL – DAP Australia) është një projekt i financuar nga Programi i Ndihmës Australiane dhe ka për qëllim përgatitjen e mesuesve të ardhshëm të 6 universiteteve në Shqipëri në përdorimin e TIK në mësimdhënien me nxënës me nevoja të veçanta arsimore. Nëpërmjet një seti aktivitetesh formale dhe jo-formale, mësuesit e ardhshëm do të njihen me mjetet teknologjike bashkëkohore, të cilat mund të përdoren në përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në jetën e shkollës. Pra, projekti ynë do të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me trajnimin e mësuesve në përdorimin e teknologjisë me qëllim krijimin e një ambienti të mirë dhe efikas për nxënësit të cilëve u nevojitet mbështetje e veçantë dhe do të nënvizojë përdorimin e mjeteve teknologjike për nxënësit me aftësi të kufizuara.

Data : Kohëzgjatja e projektit është 18 muaj: janar 2019 – qershor 2020



Projekti:     Shkolla Qendër Komunitare

“Shkolla Qendër Komunitare” është ndër iniciativat e Institutit Shqiptar për Çështjet Publike me synim krijimin dhe fuqizimin e modelit të shkollës qendër komunitare për zhvillimin cilësor dhe të qëndrueshëm të komunitetit duke mundësuar ndërthurjen e edukimit formal me atë jo-formal të vazhdueshëm, duke nxitur risinë dhe kreativitetin tek të rinjtë, duke krijuar ndërveprimin aktiv të të rinjve me dhe për komunitetin. Kjo nismë bazohet në disa komponentë thelbësore për ecurinë e shkollës qendër komunitare si ‘mësimdhënie alternative dhe të nxënit aktiv’, ‘gjithë përfshirje në qeverisjen e shkollës dhe komunitetit, ‘vullnetarizmin dhe solidaritetin’, ‘veprimtari krijuese artistike dhe sportive’, ‘përdorimi i teknologjive të reja të informacionit’, ‘krijimin dhe përhapjen e përvojave dhe praktikave më të mira’.

Data : Korrik, 2015-2017



Projekti:    Zbatimi i projektit “4S e shkollës” për transformimin e Shkollës së Mesme të Kavajës në një qendër për përfshirjen sociale përmes zhvillimit të aftësive krijuese e profesionale të nxënësve dhe të rinjve e të rejave të papunë të komunitetit

Duke krijuar hapësirat e nevojshme ku të rinjtë të nxënë profesione e të këmbejnë ide për krijimin e produkteve të ndryshme me vlerë ekonomike, sociale, kulturore e artistike që do të lehtësojë punësimin e tyre pas mbarimit të shkollës apo edukimin e rritjen e shprehive të të rinjve që kanë mbaruar arsimin e mesëm për të filluar një biznes bazuar në njohuritë e përftuara në këtë qendër të re të qytetit tonë. Ky projekt që do të ndikojë në fuqizimin e kohezionit social të qytetit mbështetet financiarisht nga Programi për Zhvillim i Qeverisë Italiane në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të Republikës së Shqipërisë, IADSA.

Data : Maj 2017 – nëntor 2018



Projekti:    RESTART

Rigjallërimi i Solidaritetit Evropian dhe Rritja e Tolerancës I financuar nga programi, “Europe for citizens”. Ky projekt i zbatuar në Greqi, Qipro dhe Shqipëri si rrugë për kalimin e refugjatëve, synon të ndërgjegjësojë të rinjtë pritës për fenomenin dhe të edukojë të rinjtë refugjatë për të drejtat dhe detyrimet e tyre. Gjithashtu synon në rritjen e vullnetarizmit tek të rinjtë dhe solidaritetit shoqëror për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Një aktivitet interesant me këtë objekt u zhvillua në muajin dhjetor 2016 me studentët e Universitetit “Marin Barleti” dhe studentë të ardhur nga Greqia dhe Qipro që diskutuan bashkërisht për këto probleme dhe plotësuan pyetësorin e nevojshëm për të hartuar vëzhgimin përfundimtar.

Data : 2016-2018



Projekti:    Mësimdhënia dhe të nxënit në arsimin special me Teknologjitë e Komunikimit të Informacionit – TELESEICT në kuadrin e programit ERASMUS+KA2

Ky projekt synon ndërgjegjësimin dhe aftësimin e personave që punojnë me njerëzit me aftësi të kufizuar në përdorimin e teknologjisë së komunikimit të informacionit. Pas plotësimit të një pyetësori në disa vende evropiane për mënyrat e punës në këtë drejtim, filluan takimet e konsultimit në shtete të ndryshme që janë pjesë e projektit. Pas aktivitetit të kryer në Çeki, aktualisht radhën e ka Shqipëria. Universiteti Marin Barleti mikpret aktualisht në auditoret e tij profesionistë nga disa shtete për të këmbyer përvojat dhe për të vizituar institucione që punojnë në këtë fushë në qytetin e Tiranës.

Data : 2016 – 2019



Projekti:    EDUKIMI I TË RINJVE ME KULTURËN E TOLERANCËS DHE TË MIRËKUPTIMIT PËR NDËRTIMIN E NJË SHOQËRIE DEMOKRATIKE

Instituti Shqiptar për Çështjet Publike, në bashkëpunim me Federatën e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim, me mbështetjen financiare të Komitetit Shqiptar të Helsinkit në kuadër të projektit “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i cili financohet nga Bashkimi Evropian, po implementojnë projektin 6-mujor “Edukimi i të rinjve me kulturën e tolerancës dhe të mirëkuptimit për ndërtimin e një shoqërie demokratike”. Në kuadër të këtij projekti, në datat 12 dhe 13 shkurt u organizuan 4 seminare me të rinj, nxënës të shkollave të mesme të qarkut të Korcës. Më në detaj, seminaret u organizuan me nxënës të shkollave F.S. Noli dhe Thimi Marko në Korçë, Nesim Kaçani në Miras dhe Fuat Babani në Bilisht. Gjatë këtyre seminareve, manaxheri i projektit dhe koordinatori lokal diskutuan me nxënësit rreth temës së kulturës së paqes dhe tolerancës dhe zgjidhjes së konflikteve nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit reciprok. Gjithashtu, të rinjtë pjesëmarrës që morën pjesë në këto seminare plotësuan një pyetësor, rezultatet e të cilit do të publikohen si pjesë tepër e rëndësishme e këtij projekti.