Rreth Institutit


Instituti Shqiptar për Çështje Publike është një institucion jofitimprurës i themeluar në vitin 23.03.2011 dhe nuk ndjek ndonjë agjendë politike, tregtare, afariste apo fetare. IShÇP angazhohet të ndikojë në procesin e demokratizimit të shoqërisë shqiptare, nëpërmjet përmirësimit të procesit të hartimit të politikave në Shqipëri në nivel lokal dhe qendror, duke rritur kapacitetet dhe duke forcuar pjesëmarrjen e publikut në të gjitha aktivitetet shoqërore me interes publik. Instituti është i angazhuar në arritjen e misionit të tij përmes promovimit të vlerave dhe parimeve demokratike, edukimit qytetar dhe rritjes së ndërgjegjësimit, sondazheve të opinionit publik, monitorimit të politikave dhe strategjive të ndryshme, duke siguruar njohuri të bazuara në hulumtime të fundit dhe në ekspertizë të pavarur e të kualifikuar mbi çështjet politike, sociale, ekonomike dhe ligjore që lidhen me zhvillimin e vendit. Stafi dhe hulumtuesit e lidhur me Institutin janë ekspertë në menaxhimin e projekteve dhe në fusha të tjera kërkimore sociale, për të arritur implementimin cilësor të objektivave të Institutit.