TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZIA GJINORE


Tema:     Të diskutojmë për barazinë gjinore, kundër çdo lloj dhune me bazë gjinore

Më datë 25 nentor 2015, Instituti Shqiptar për Çështjet Publike, katedra Jean Monnet e drejtuar nga Dr. Dorian Jano, pranë Universitetit “Marin Barleti”, në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, organizuan një konferencë me studentët e këtij universiteti dhe nxënës të shkollës së mesme “Halim Xhelo” ku u rrahën opinionet rreth problemeve të arritjes së barazisë gjinore dhe si përcillen ato në mjediset shkollore. Në këtë aktivitet mori pjesë, Z. Jurgen van Meirvenne , Zëvendës ambasador I Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Shqipëri dhe rektori i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, Prof. Albert Qarri dhe kryetarja e Këshilli bashkiak të Vlorës, Znj. Vojsava Shkurtaj. Kjo përpjekje kërkon bashkëpunimin e të gjithë shoqërisë, gra dhe burra, djem e vajza për të ndërtuar një familje të qetë e të shëndoshë, një komunitet paqësor dhe miqësor. Legjislacioni shqiptar dhe Instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të ratifikuara nga Parlamenti i Shqipërisë janë një mjet i rëndësishëm për të punuar në këtë fushë dhe përballuar fenomenin. Le të ndihmojmë që ky debat të konkretizojë përpjekjet tona.

Data : 25/11/2015
Për më tepër:  http://aipa.al/news588.html


Tema:    Gratë në vendimmarrje në qeverisjen vendore

Instituti Shqiptar për Çështjet Publike, katedra Jean Monnet e drejtuar nga Dr. Dorian Jano, pranë Universitetit “Marin Barleti”, në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, me dekane Prof. Asoc. Kseanela Sotirofski, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri organizuan më 5 qershor 2015, në Durrës debatin e hapur me temë “Gratë në vendimmarrje në qeverisjen vendore”.

Data : 5/06/2015
Për më tepër:  http://aipa.al/news558.html


Tema:    Integrimi I Romëve në shoqëri

Romët, me anë të traditave dhe të kulturës së tyre të pasur, kanë kontribuuar përgjatë shekujve në zhvillimin e shoqërisë evropiane. Data 8 prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve, është një ditë për të festuar kulturën rome dhe për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të reflektuar mbi diskriminimin dhe sfidat me të cilat përballen popujt romë në jetën e tyre të përditshme në fusha si arsimimi, punësimi, shëndetësia, dhe strehimi. Me një popullsi e cila përllogaritet rreth 10-12 milion individësh, romët kanë pësuar historikisht persekutimin dhe diskriminimin, midis të cilëve edhe famëkeqin Porrajmos. Sipas Agjencisë të Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut mesatarisht një në dy rom ka qenë viktimë e diskriminimit racor.

Data : 8/04/2015
Për më tepër:  http://aipa.al/news542.html


Tema:    Të drejtat e njeriut dhe minoritetet

Takimi i radhës I projektit “Mobile Academy” i zbatuar në 6 qytete të vendit nga Katedra Jean Monnet pranë ShLUJ “Universiteti Marin Barleti” dhe Instituti Shqiptar për Çështjet Publike, mbështetur nga Ambasada Holandeze në Shqipëri, u organizua më 16 tetor 2015 në një tryezë të rrumbullakët ku u diskutua për çështjet aktuale që lidhen me të drejtat e njeriut dhe minoritetet në Shqipëri në bashkëpunim me Universitetin “Eqrem Çabej”. Në të morën pjesë studentë e pedagogë të universitetit dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Një bashkëbisedim shumë i frytshëm u zhvillua ndërmjet studentëve dhe ambasadores së Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, znj. Dewi van de Weerd që mori pjesë në këtë veprimtari.

Data : 16/10/2015
Për më tepër:  http://aipa.umb.edu.al/news550.html


Tema:    “Të drejtat LGBT, Si të përballemi me çështjet e ndjeshme”

Katedra Jean Monnet pranë ShLUJ “Universiteti Marin Barleti” në bashkëpunim me Institutin Shqiptar për Çështjet Publike, mbështetur nga Ambasada Holandeze në Shqipëri, organizoi me datë 18 maj një debat mbi këtë temë me pjesëmarrjen e akademikëve të UMB, studentëve, ekspertëve dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Në tryezë morën pjesë edhe Avokati i Popullit, Z. Igli Totozani, Ambasadorja e Mbretërisë se Holandës, Znj. Dewi van de Weerd, Znj. Irma Baraku, Komisionere për mbrojtjen nga diskriminimi, znj. Vjollca Mecaj, Drejtore e Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Amarildo Fecanji nga Ambasada Pink.

Data : 18/05/2015
Për më tepër:  http://aipa.umb.edu.al/news550.html