Qëllimi kryesor i Institutit është të bëhet një qendër kërkimore dhe edukative në çështjet që lidhen me demokratizimin, qeverisjen e mirë, zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë në kuadër të integrimit euroatlantik të vendit. Instituti fokuson aktivitetet e tij në promovimin dhe mbështetjen e reformave demokratike në vend, si dhe ofrimin e një forumi të hapur midis aktorëve të ndryshëm dhe grupeve të interesit për inkurajimin e zbatimit të këtyre reformave.