AIPA përmbyll fazën analitike të projektit RuralProof me fokus zhvillimin rural në Shqipëri

AIPA organizoi një aktivitet në kuadër të projektit RuralProof, i cili u zhvillua më 28 prill 2026, duke shënuar përfundimin e fazës së analizës së situatës (Status Quo) dhe studimit të rastit (Case Study).
Aktiviteti mblodhi aktorë të ndryshëm të fushës, përfshirë përfaqësues nga sektori i agrobiznesit, akademia, dhomat e tregtisë, shoqatat dhe organizatat e interesuara në zhvillimin rural.

Gjatë aktivitetit u diskutuan sfidat kryesore të zhvillimit rural në Shqipëri, si dhe u prezantuan gjetjet dhe drejtimet kryesore për përmirësimin e politikave publike në këtë fushë. Takimi shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe forcimin e dialogut mbi zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.

Ky aktivitet kontribuon në avancimin e politikave të bazuara në evidencë dhe në ndërtimin e qasjeve më të integruara për zhvillimin rural.