THIRRJE PËR VULLNETARË AFATGJATË

European Solidarity Corps (ESC) | Bullgari

Në kuadër të European Solidarity Corps Programme, po kërkohet një vullnetar djalë nga Shqipëria për pjesëmarrje në projektin afatgjatë “Creative Connections”, i cili do të zhvillohet në Sofje, Bullgari.

Rreth projektit

Projekti “Creative Connections” synon të rrisë tolerancën, të thyejë stereotipet dhe të promovojë mirëkuptimin ndërkulturor përmes aktiviteteve artistike dhe të përfshirjes sociale. Projekti zbatohet nga Fondacioni “Values, Virtues, Integrity”, i akredituar në kuadër të ESC.

Kohëzgjatja dhe kushtet

  • Kohëzgjatja: 333 ditë (rreth 11 muaj)
  • Fillimi i pritshëm: shkurt 2026
  • Mosha: 18–30 vjeç
  • Financim i plotë nga ESC: Akomodim dhe ushqimi
  • Shpenzime ditore: 7 € në ditë

Profili i vullnetarit

  • Preferohet djalë
  • Interes për artin dhe përfshirjen sociale
  • Person proaktiv, i përgjegjshëm dhe i besueshëm
  • Gatishmëri për të punuar në mënyrë kreative dhe të pavarur
  • Angazhim në projekte lokale dhe ndërkombëtare
  • Gjuha e punës: anglisht

Si të aplikoni

Të interesuarit janë të lutur të shkruajnë në:  [email protected]

https://youth.europa.eu/solidarity/opportunity/47384_en