STUDIME


Hartimi dhe prezantimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme i studimit “Hartëzimi i marrëdhënieve mes Izraelit dhe Shqipërisë”
Instituti Shqiptar për Çështjet Publike u përzgjodh nga Ministria e Punëve të Jashtme për të hartuar studimin me titull: “Hartëzimi i marrëdhënieve mes Izraelit dhe Shqipërisë”. Ky studim u prezantua në takimin e organizuar në kuadrin e 25 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri Izrael me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shoqërisë civile, studentë dhe punonjës të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në këtë takim ishte i pranishëm SH.T. Z. Boaz Rodkin, Ambasador i Izraelit në Shqipëri, që foli fillimisht për temën “Shqipëri – Izrael: 25 vjet miqësi”. Pjesëmarrësit pyetën dhe diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, mbi politikën e jashtme dhe forcimin e shkëmbimeve tregtare. Studimi i plotë në faqen e Institutit Shqiptar për Çështjet Publike.
Data:  Mars – Maj 2016

Për më tepër ...

katedra2


Përfshirja e OJF Shqiptare në negociatat e aderimit në BE: Praktikat më të mira nga eksperiencat e mëparshme
Studimi mbi përfshirjen e OJF Shqiptare në negociatat e aderimit në BE duke sjellë praktikat më të mira nga eksperienca e zgjerimeve të mëparshme është financuar nga Balkan Public Policy Fund dhe IDM.
Data:  Nëntor 2015

Për më tepër ...


“Mbi efektet e gjakmarrjes mbi gratë dhe vajzat në Shqipëri dhe mënyra si mund të kontribuojnë për ta adresuar atë”
Studimi fokusohet mbi gratë në gjendjen e gjakmarrjes me qëllim që të analizojë pozicionin e tyre jo vetëm si viktima potenciale por edhe si agjentë të ndryshimit. Realiteti i tyre brenda kufijve të izolimit, ku jeta kalon në vijën e zjarrit, në varfëri dhe në dhunë është një realitet më I hidhur se sa raportohet nga media, letërsia apo qeveria. Kjo duhet ndryshuar! Ne shpresojmë se ky studim do t’i shërbejë qëllimit për të cilin është kryer: për të dhënë një zë për gratë brenda kufijve të izolimit. Së bashku me këto gra e vajza, të gjithë ne - aktorët shtetërorë, institucionet fetare , organizatat e shoqërisë civile, media dhe institucionet akademike - mund të rrëzojnë këto mure të izolimit kriminal. Ky studim u krye gjatë periudhës shkurt - prill 2013. Në mbyllje të projektit u organizua një tryezë e rrumbullakët me pjesëmarrjen e palëve në projekt dhe drejtuesve të institucioneve të Avokatit të Popullit, Gjykatës së Krimeve të Rënda, të Ministrisë së Punës e Çështjeve Sociale, deputete, dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ky studim u financua nga UN Women.
Data:  JANAR – MAJ 2014

Për më tepër ...