Themelues


Instituti është themeluar me mbështetjen e Universitetit Marin Barleti dhe punon në bashkëpunim të ngushtë me fakultetet e tij për të siguruar një urë midis politikëbërësve, studiuesve dhe akademikëve. Instituti ka organizuar një sërë ngjarjesh, konferenca ndërkombëtare dhe kombëtare, ligjërata dhe leksione të hapura, me pjesëmarrjen e lektorëve të mirënjohur ndërkombëtarë dhe kombëtarë që mbulojnë çështjet që përfshijnë shqetësimet aktuale. Instituti nxjerr periodikun shkencor dhe kontribuon në botime të tjera shkencore.