Qeverisja dhe Demokratizimi


Tema:     Dita Ndërkombëtare e Paqes: Toleranca Fetare

Katedra Jean Monnet në Universitetin Marin Barleti dhe Instituti Shqiptar për Çështjet Publike në Bashkëpunim me Ambasadën e Holandës në Tiranë organizon në Ditën Ndërkombëtare të Paqes (21 Shtator) një takim në Shkodër me të rinj për të biseduar rreth bashkëjetesës fetare. Shqipëria ka një reputacion të zhvilluar për tolerancën fetare, ku ne gjejmë komunitete të ndryshme të të krishterëve dhe myslimanëve që bashkëjetojnë në harmoni. Në Shkodër, sipas regjistrimit të fundit (2011) është qarku që ka dy fe në mënyrë të barabartë të mëdha, katolikë (47%) dhe myslimanë (45%), duke dhënë rastin më të mirë për të kuptuar se si toleranca fetare paqësore është e mundur.

Data : 21/09/2015
Për më tepër:  http://aipa.al/news575.html


Tema:    Drejtësia sociale në Shqipëri, sfidë apo realitet?

Ky aktivitet u mundësua nga bashkëpunimi mes Institutit Për Çështje Publike( AIPA) dhe Programit LEAD Albania. Në fokus ishin politikat dhe legjislacioni shqiptar kushtuar drejtësisë sociale si dhe sfidave që hasen për garantimin e saj. Këshilltarë të institucioneve më të larta të vendit si ai i Presidentit të Republikës,Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë prezantuan situatën de jure dhe de facto të realitetit shqiptar.

Data : 28/02/2014
Për më tepër:  http://aipa.al/news368.html


Tema:    OSBE, një organizatë e veçantë ndërkombëtare,
OSBE në Shqipëri,
Institucionet Demokratike,
Shoqëria Civile dha Media,
Të drejtat e Njeriut dhe Shteti i së Drejtës,
Bashkëpunimi i sigurisë Evropiane ,
Qeverisja ë Mirë

Instituti Shqiptar për Çështjet Publike organizoi një cikël prej 6 leksionesh të hapura me lektorë, drejtues dhe ekspertë të OSBE-së në Shqipëri, në periudhën Janar – maj 2014 ne mjediset e Universitetit Marin Barleti. Në këto leksione të ndjekura edhe nga bashkëbisedimi mes pjesëmarrësve dhe lektorëve morën pjesë studentë e pedagogë të UMB, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe studentë të universiteteve të tjera. Në fund të këtij cikli u shpërndanë certifikata pjesëmarrjeje.

Data : Janar – maj 2014
Për më tepër:  http://aipa.al/news354.html
http://aipa.al/news363.html
http://aipa.al/news370.html
http://aipa.al/news377.html
http://aipa.al/news316.html
http://aipa.al/news357.html